Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka njoftuar se më 23 mars 2023 do të mbahet ankandi i tretë për vitin 2023.
Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 7 vjeçar në shumën prej 15 milionë euro.
Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (7 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.
/TV Arbëria