Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e programit të sotëm të Kupës së Kosovës, ku është mësuar skuadra e cila ka siguruar biletën e mbetur drejt fazës së gjysmëfinales.
Kampioni aktual i kësaj gare, Llapi e ka eliminuar skuadrën e Malishevës në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultat të barabartë 2:2, ku më pas u nevojitën edhe vazhdimet e penalltitë për ta përcaktuar fituesin.
Edhe në vazhdime rezultati vazhdoi të ishte i barabartë 2:2, kurse në penallti, Llapi u tregua më i suksesshëm.
Llapi e fitoi ndeshjen në penallti me shifrat 6:5, ku penalltinë e vetme te Malisheva nuk e konkretizoi me gol Ronald Sobowale, pasi që portieri i Llapit, Ilir Avdiu e priti gjuajtjen e tij.
Me këtë fitore, Llapi e siguron biletën drejt gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Rezultati final i ndeshjes, 2:2. Pas penalltive 6:5 në favor të Llapit.
/TV Arbëria