Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Befason Brazili, planifikon të bëjë lëvizje për trajnerin që e turpëroi

Befason Brazili, planifikon të bëjë lëvizje për trajnerin që e turpëroi

Ish-trajneri i Gjermanisë, Joachim Low është i interesuar në një rikthim sensacional si trajner te Kombëtarja e Brazilit.

Siç bëhet e ditur nga “BILD”, Low dëshiron të jetë zëvendësuesi i përhershëm i Tites, i cili u largua nga detyra e trajnerit pas Kupës së Botës në Katar.

Low nuk ka ushtruar detyrën e trajnerit që prej se u largua nga Kombëtarja e Gjermanisë, pas eliminimit të kësaj të fundit nga Kampionati Evropian Euro 2020 që u zhvillua në qershor të vitit 2021.

Low kishte drejtuar Gjermaninë për 15 vite, dhe e udhëhoqi atë drejt triumfit në Botërorin e vitit 2014.

Ramon Menezes është momentalisht trajneri i përkohshëm i Brazilit, që u eliminua në Kupën e Botës në Katar në fazën e çerekfinales së turneut.

Low më parë kishte qenë në krye të skuadrave të klubeve në Gjermani, Turqi dhe Austri, por tani duket se favorizon punën e trajnerit me kombëtare.

Para se të emërohej si trajner i Gjermanisë në vitin 2006, ai ishte ndihmës menaxheri i kombëtares.

/TV Arbëria

Powered by WordPress