Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Analistja Aliu tregon se çka do t’i thoshte Lajçkaut po të ishte në vend të Kurtit

Analistja Aliu tregon se çka do t’i thoshte Lajçkaut po të ishte në vend të Kurtit

Analistja Luljeta Aliu ka reaguar ndaj emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ka thënë se nuk ka marrëveshje pa Asociacion.

Ajo ka treguar se çka do t`i thoshte diplomatit të BE-së po të ishte në vend të kryeministrit.

Në profilin e saj në Facebook, Aliu ka shkruar se në këto rrethana Kosova duhet t`i ndërpresë diskutimet.

“Lajçak paska thënë se nuk ka marrëveshje pa asociacion. Me qenë në vend të Albinit, i kisha thënë ‘mbaji të dyjat për veti. Nuk po du njohje prej Serbisë. As asociacion nuk ka.’ Nuk e kuptoj pse duhet me u marrë vesh me një kriminel, pse duhet me negociu me Serbinë për njohje të shtetit, kur dihet se ata edhe autonominë na e kanë anulu”, ka shkruar Aliu.

Sipas saj, nuk është detyrë e Kosovës që ta demokratizojë Serbinë.

“Por pastaj ka plasë lufta. Nuk është detyrë e jona me civilizu Serbinë, le ta kryejë Bashkimi Evropian dhe Amerika atë punë. Por këta nuk arritën asgjë me negociatat e tyre me Serbinë deri në 1999 dhe e panë që duhet me bombardu për me marrë vesh. E tash Kosova po u dashka me qenë më bindëse se komplet bota perëndimore a?”, ka shkruar ajo.

/TV Arbëria 

Powered by WordPress