Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Rasti Dehari, Pajaziti: Kurti erdhi në pushtet me kauza të rrejshme, po mundohet të arsyetohet ‘keq’ para votuesve të tij

Rasti Dehari, Pajaziti: Kurti erdhi në pushtet me kauza të rrejshme, po mundohet të arsyetohet ‘keq’ para votuesve të tij

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti thotë se gjetja e disa pjesëve të mostrave të Astrit Deharit dhe mos-raportimet nga Qeveria Kurti në lidhje me këtë çështje janë skandaloze.

“Rasti Dehari është më skandaloz i mundshëm edhe në aspektin politik edhe në atë njerëzor. Paramendoni me çka e ushqejnë një kauz të rrjeshme të tyre, kur prindin e të ndjerit e kanë pjesë të parlamentit”, thotë Pajaziti.

Pajaziti tha se, ardhja në pushtet e Albin Kurtit është e bazuar në kauza të tilla dhe siç thotë ai, nuk befasohet më nga veprimet e tij, por nga veprimtarët që e përkrahin ‘heshtjen’ e Kurtit.

“Kurti nuk më befason më sepse ardhja e tij në pushtet është e bazuar në kauza të tilla. Më befasojnë shumë njerëz të mirë që nuk reagojnë, njerëz që janë veprimtarë dhe jo njerëz të politikës, që lejojnë të keqpërdoret në mënyrë kaq të vrazhdë një proces i tillë dhe një kauzë e rrejshme që e përbaltë një familje të tërë. Kulmi ishte ky tashmë”, tha Pajaziti.

Sipas Pajaziti, Qeveria Kurti po mundohet të arsyetojnë para votuesve paaftësinë e tyre në lidhje me rastin Dehari.“Për ta ushqyer këtë kauzë të rrejshme, ata po marrin në qafë edhe njerëz të institucioneve duke përjashtuar vetë ata. Një ngjarje të tillë e përdorën për të ardhur në pushtet dhe tash janë duke u munduar të arsyetojnë para votuesve të tyre paaftësinë. Ky rast është pasqyra e kësaj qeverie, familja Dehari po përballet me këto skena që po i prodhon vet Albin Kurti”, tha Pajaziti.

/TV Arbëria

Powered by WordPress