Pas mbledhjes së sotme të Bordit Ekzekutiv të Federatës së Pingpongut të Kosovës (FPPK), me vendim unanim është zgjedhur drejtori i ri i përfaqësueses së Kosovës në këtë sport.
Bordi ekzekutiv vendosi ta emëroj Petrit Drenicën si drejtor të përfaqësueses me mandat katër vjeçar.
Petriti është i lindur më 23 tetor 1988 në qytetin e Mitrovicës, kurse karrierën si trajner e filloi nga viti 2012 në Vushtrri, ku edhe arriti suksese kulminante në Kosovë.
Në qytetin e tij, sporti i pingpongut ishte pak i njohur tek grupmoshat e reja, andaj edhe fillimi i karrierës së tij si trajner ishte i vështirë, por vullneti i madh dhe përkushtimi e bënë të jetë njëri prej trajnerëve të dalluar në Kosovë.
/TV Arbëria