Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Suedia/Ibrahimovic rikthehet në kombëtare në moshën 41-vjeçare

Suedia/Ibrahimovic rikthehet në kombëtare në moshën 41-vjeçare

Suedia e ka publikuar zyrtarisht listën e të grumbulluarve për ndeshjet e radhës, ku kombëtarja do të përballet me Belgjikën dhe Azerbajxhanin në raundet e ardhshme të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Zlatan Ibrahimovic është mes lojtarëve të zgjedhur nga trajneri Andersson. Sulmuesi i Milanit, i cili në tetor mbush 42 vjeç, u rikthye në fushë pas një dëmtimi të gjatë në gju.

Në kombëtare rikthehet Ibrahimovic, ai që është golashënuesi më i mirë i Suedisë me 62 gola dhe ka luajtur 121 ndeshje.

E para ndeshje, ende jo njëzet vjeçar, ishte më 31 janar në vitin 2001, në një barazim pa gola me Ishujt Faroe.

Ndeshja e fundit, pikërisht një vit më parë, ishte më 29 mars të vitit 2022 kundër Polonisë, dhe sulmuesi luajti për 11 minuta në fushë.

Trajneri i Suedisë Janne Andersson shpjegoi thirrjen e sulmuesit të Milanit në konferencën për shtyp:

“Zlatan dhe unë kemi qenë gjithmonë në kontakt, edhe gjatë periudhës së lëndimit të tij. Tani ai është mirë, ai mund të japë kontributin e tij në fushë. Personaliteti dhe përvoja i shtojnë shumë skuadrës. Ai është unik në këtë kuptim. Ideja është që ai të hyjë dhe të kontribuojë në fushë, përndryshe nuk do ta kisha thirrur”.

/TV Arbëria

Powered by WordPress