Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës përmes protestës synon të bëjë presion për rritje të pagave për punëtorët.
Në konferencën për media, kryetari i kësaj sindikate, Nexhat Llumnica, tha se protesta do të organizohet nesër për siç i quajti ai realizimin e kërkesave esenciale.
Ai përmendi sfidat me të cilat përballen këta punëtorë. Ai tha se ka pasur një premtim më herët nga drejtori menaxhues, por që deri më tani nuk është realizuar.
“Ne kemi caktuar protestë nesër në ora 12:00, tek drejtori në sheshin “Zahir Pajaziti”. Me qellim të bëjmë një presion për rritjen e pagave dhe na është thënë se nuk do të ketë rritje të pagave. Ne nuk kemi rritje te pagave , kemi rrezikshmëri të madhe në punë, kemi pasur premtim nga drejtori prej 22 shtatori të ketë shujta të ushqimit por nuk është bërë. Injorimi që ka ndodhur për shkak se ne kemi biseduar vetëm një herë ne 3 muaj. Ftojmë të gjithë punëtorët të dalin në protestë për realizimin e këtyre kërkesave esenciale”, tha ai.
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, i quajti legjitime kërkesat e kësaj sindikate, kërkoi nga bordi menaxhues që t’i marrë për bazë kërkesat e tyre.
Këtë premtim tha duhet ta bëjnë shkaku i ngritjes së çmimeve në vend.
“Bashkimi i sindikatave të pavarura e përkrah këtë protestë. Dihet se gjithmonë sindikata i përdorin mjete e tyre për të arritur qëllimin. Ky qëllim është shumë minimal për ngritje të pagës sepse në Kosovë kemi ngritje marramendëse të çmimeve. BSPK kërkon nga drejtori menaxhues dhe bordi i KEK-ut që të ulen dhe të bisedojnë. Kërkesat janë shumë të ligjshme shumë normale, rritja e pagës, shujta e të tjera të cilat thashë janë shumë të rëndësishëm për anëtaret tonë”, tha ai.
/TV Arbëria