Kupa e Kosovës i rikthehet aksionit sot, ku do të zhvillohen katër ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për fazën e çerekfinales së kësaj gare.
Të gjitha ndeshjet e programit të sotëm zhvillohen me fillim nga ora 13:00, ku spikat ajo mes Prishtinës dhe skuadrës së Ballkanit.
Ndërkaq, ndeshje sot do të zhvillojë edhe kampioni aktual i kësaj gare, Llapi, i cili e pret në shtëpi skuadrën e Malishevës.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Kupën e Kosovës e gjeni më poshtë.
13:00 KF Llapi – Malisheva
13:00 Prishtina – FC Ballkani
13:00 Trepça ’89 – Gjilani
13:00 Vushtrria – Behari
/TV Arbëria