Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Shqipe Mjekiqi dhe Sibel Halimi japin dorëheqje

Shqipe Mjekiqi dhe Sibel Halimi japin dorëheqje

Shqipe Mjekiqi ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetares dhe i anëtares së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pos Mjekiqit, në LDK ka pasur edhe një dorëheqje tjetër, nga një post tjetër.

Sibel Halimi ka dhënë dorëheqje nga posti i zëdhënëses politike të partisë.

Dorëheqjet tashmë i janë dorëzuar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe vijnë në një kohë kur partia është para zgjedhjeve të brendshme, që pritet të mbahen gjatë këtij muaji.

Kujtojmë se Shqipe Mjekiqi ishte zgjedhur nënkryetare e LDK-së dy vite me parë, me 20 mars të vitit 2021.

Pas marrjes së postit si nënkryetare e LDK-së Mjekiqi ka thënë se këtë pozitë në parti nuk e ka marrë në kohën më të mirë. Ajo ka përmendur rezultatin e dobët të LDK-së në zgjedhje, teksa kishte shtuar se është koha që partia të kthehet në piedestal.

/TV Arbëria

Powered by WordPress