Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > City përballë Leipzigut në kërkim të çerekfinales, formacionet e mundshme

City përballë Leipzigut në kërkim të çerekfinales, formacionet e mundshme

Manchester City me në krye trajnerin Pep Guardiola synojnë të kalojnë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe për ta bërë këtë duhet ta mposhtin RB Leipzigun sonte në stadiumin “Etihad”.

Sfida e parë u mbyll me rezultat të barabartë 1-1, andaj gjithçka është e hapur sa i përket skuadrës që do të vazhdojë në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

Mysafirët kanë udhëtuar në Angli me katër mungesa. Diallo, Gulasci, Nkunku dhe Schlager janë të lënduar, ndërsa tek vendasit mungon vetëm Benjamin Mendy.

Këto janë formacionet e mundshme:

Manchester City (4-2-3-1): Ederson; Walker, Akanji, Dias, Ake; Rodri, Gundogan; Mahrez, De Bruyne, Grealish; Haaland

RB Leipzig (4-2-3-1): Blaswich; Henrichs, Orban, Gvardiol, Halstenberg; Laimer, Haidara; Szoboszlai, Forsberg, Werner; Silva

/TV Arbëria

Powered by WordPress