Kina do të rifillojë lëshimin e vizave për turistët e huaj për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë Covid-19, tri vjet më parë.
Lehtësimi i madh i kufizimeve erdhi pasi Pekini shpalli fitoren ndaj virusit dhe u tërhoq nga një strategji zero-Covid, që ka dëmtuar ekonominë e tij.
Vizat e vlefshme të lëshuara përpara se Kina të mbyllej për botën në 28 mars 2020 do të respektohen duke filluar nga 15 marsi.
Hyrja pa viza do të rifillojë në ishullin Hainan dhe Shangai për anijet turistike.
Grupet turistike nga Hong Kongu dhe Macau do të lejohen të hyjnë pa viza.
Heqja e kufizimeve të fundit ndërkufitare të vendosura për të trajtuar Covid shënon një hap të madh drejt rifillimit të jetës normale në Kinën pas pandemisë.
Dhjetëra miliona vizitorë ndërkombëtarë kanë shkuar në Kinë çdo vit para pandemisë dhe industria e saj e turizmit është goditur rëndë nga masat e rrepta anti-Covid.
Qytetarët kinezë gjithashtu do të lejohen të udhëtojnë me grupe turistike në 60 vende, nga 20 që kanë qenë më pare, shkruan BBC.
Për vitin 2023, Pekini ka vendosur një objektiv prej 5% me kryeministrin e ri, Li Qiang duke thënë se ekonomia e dytë më e madhe në botë po stabilizohet dhe po rritet përsëri.
Politika zero-Covid që është hequr në dhjetor, ka nxitur protesta të rralla kundër liderit të Kinës, Xi Jinping. Që atëherë, ai ka forcuar kontrollin e tij mbi pushtetin në Partinë Komuniste dhe ka siguruar një mandat të tretë rekord si president.
/TV Arbëria