Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Sipas parashikimeve, sot do të mbajë moti me vranësira të shpërndara dhe i nxehtë.
Temperaturat minimale do të mbeten rreth zeros, ndërsa maksimalet parashihen të jenë mbi vlerat e mesatareve.
Gjatë këtyre ditëve, sipas parashikimeve, parashihet të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.
“Sasitë e reshjeve të fundit ishin nga 4 deri 70 l/m2 në rrafshin e Dukagjinit, derisa të njejtat në rrafshin e Kosovës kan variuar nga 5 deri 43 l/m2”, ka bërë të ditur IHMK.
/TV Arbëria