Në Kampionatin Botëror të Boksit që do të fillojë të martën në Indi, Kosova synonte medalje elitare përmes bokseres Donjeta Sadiku, por paraqitja e saj atje është pranë dështimit.
Vendi organizator, India, nuk ka lëshuar viza për Donjetën dhe ekipin e saj shoqërues pikërisht për shkak se ata nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur.
Kur kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri te fillimi i kampionatit, mësohet se Ministria e Sportit është edhe më tutje në kontakt me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Indisë dhe kjo e fundit ka kërkuar që Kosova mund të jetë pjesë e Kampionatit Botëror vetëm nëse pranon të garojë pa simbole shtetërore.
MKRS dhe Federata e Boksit janë duke u konsultuar rreth kësaj kërkese dhe në orët e ardhshme do të dalin me një vendim zyrtar.
Ndryshe, për shkak se disa shtete e kanë braktisur këtë kampionat, shkaku i pjesëmarrjes së atletëve rusë, Donjeta Sadiku është boksierja favorite për ta fituar medaljen e artë në Indi.
/TV Arbëria
Donjeta Sadiku ende në pritje të vizës për në Botërorin e boksit në Indi