Sulmuesi Harry Kane nuk do të largohet këtë verë nga Tottenhami, pasi së shpejti pritet të firmos kontratë të re me klubin nga Londra, përcjell “The Athletic” të hënën.
Bëhet e ditur se palët janë në negociata dhe marrëveshja mund të arrihet së shpejti.
Te Tottenhami janë të vendosur për të refuzuar të gjitha ofertat për kapitenin Kane, i cili konsiderohet si lojtari më i rëndësishëm i ekipit.
Me kontratën e re, Kane pritet të mbetet te Tottenhami deri në vitin 2026, pasi kontrata aktuale i skadon vitin tjetër. 29-vjeçari edhe këtë sezon ka vazhduar me formën e mirë për ekipin nga Londra, duke shënuar 22 gola në 38 paraqitje në të gjitha garat.
/TV Arbëria