Prishtina njoftoi të hënën në mëngjes se ka vendosur t’i jap fund bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi për shkak të mungesës së rezultateve të arritura në këtë edicion të Superligës së Kosovës.
Duke e falënderuar Munishin për punën e deritanishme, Prishtina ka bërë të ditur gjithashtu se skuadrën aktualisht do ta drejtojë trajneri Debatik Curri dhe ndihmësit e tjerë deri në një vendim të ri.
Prishtina pas 25 xhirove ka mbledhur 32 pikë dhe pozicionohet në vendin e katërt në renditjen tabelare.
LEXO EDHE:
/TV Arbëria