Kuvendi i Kosovës, me 64 vota për ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për anti-doping, bashkë me 15 amendamente përcjellëse.
Pro këtij projektligji votuan edhe deputetët opozitarë.
Ndërkaq, Kuvendi nuk pati kuorum për të miratuar Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për minierat dhe mineralet.
Pas përfundimit të këtyre pikave, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca mbylli seancën plenare, ku tha se pikat e tjera të mbetura që ishin në rend të ditës do të trajtohen në seancat e radhës./TV Arbëria