Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Lajçak pas takimeve me krerët e shtetit: Qëllimi i vizitës në Kosovë është përmbushur

Lajçak pas takimeve me krerët e shtetit: Qëllimi i vizitës në Kosovë është përmbushur

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deklaroi sonte se qëllimi kryesor i vizitës së tij në Kosovë është përmbushur.

Pas takimeve me krerët e shtetit, ai tha se ka marrë vizionin e Kosovës për zbatimin e planit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe të njëjtat ishin në kuadër të pritjeve të tij. Ai nënvizoi se pret që në takimin e radhës më 18 mars në Ohër të ketë një dokument që do të nënshkruhet nga palët.

Lajçak: Takimi me Kurtin ishte konstruktiv dhe i dobishëm

“Ju e dini se takimi i 27 shkurtit në Bruksel ishte i suksesshëm, ku liderët, kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq u pajtuan se nuk ka nevojë të diskutohet më tej për marrëveshjen. Kështu që teksti u pranua dhe është publikuar deri më tani, kështu që të gjithë e dinë se çfarë është propozimi, për çfarë është marrëveshja, por sigurisht, ne gjithashtu ramë dakord që ky të bëhet një dokument ligjërisht i detyrueshëm, duhet gjithashtu të biem dakord se si të zbatohet. Pra, ne duhet të dimë se cilët janë hapat? Cila është sekuenca, cilat janë afatet kohore? Përndryshe do të jetë vetëm detyruese politike por jo formalisht, prandaj qëllimi i vizitës sime sot në Prishtinë është që të diskutoj zbatimin e këtij dokumenti me kryeministrin Kurti. Dhe mund të them se patëm një diskutim konstruktiv të rëndësishëm dhe shumë të dobishëm”, tha ai.

Lajçak u shpreh se në fillim të javës së ardhshme do të udhëtojë për në Beograd për të dëgjuar edhe atje mënyrën e zbatimit të planit të BE-së.

Lajçak: Takimi ka përmbushur pritjet e mija për zbatimin e planit të BE-së

“Takova edhe zonjën Presidente dhe diskutuam me të. Unë do të vazhdoj vizitën time duke biseduar me partitë politike, partitë politike opozitare dhe me komunitetin ndërkombëtar, por qëllimi kryesor i kësaj vizite është të shohim se si e sheh Kosova zbatimin dhe ky takim ka përmbushur këtë, pritjet e mija në atë kontekst. Të hënën dhe të martën do të jem në Beograd me të njëjtin qëllim, të dëgjoj nga Serbia se si e shohin zbatimin e këtij dokumenti. Dhe pastaj do të shpresojmë se do të kemi një dokument për të cilin do tē pajtohen më 18 mars, në Ohër. Por sigurisht që është e pamundur në këtë pikë të them më shumë se takimet e mia janë ende duke vazhduar. Por unë thashë, ne diskutuam saktësisht se për çfarë kam ardhur këtu me kryeministrin Kurti, dhe tani e di shumë më mirë për pritshmëritë e Kosovës për zbatimin”, nënvizoi ai.

Sipas tij, para se të shkohet në Ohër për nënshkrim të marrëveshjes duhet dakordim paraprak për zbatimin e marrëveshjes.

Lajçak: Ambicia është që të finalizohet zbatimi i marrëveshjes

“Shikoni, le të fokusohemi vetëm te finalizimi tani, ky është hapi 2, dhe hapi 3 do të jetë zyrtarizmi dhe do të arrijmë atje, por së pari duhet ta bëjmë hapin 2. Pra, siç thonë, ne do ta kalojmë atë urë kur arrijmë atje, dhe do t’i diskutojmë në Ohër, por ambicia është, sigurisht që ta finalizojmë dhe të finalizojmë programin e zbatimit”, tha Lajçak.

Sa i përket mundësive që këtë marrëveshje të miratohen në kuvendet e Kosovës dhe Serbisë, Lajçak shtoi se palët kanë procedurat e brendshme të tyre, të cilat duhet të ndiqen./TV Arbëria

Powered by WordPress