Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, i është kundërpërgjigjur deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejzës, e cila e ka përdorur termin femicid për dhunën ndaj grave që po ndodh në Kosovë.
Sipas Musliut, në Kosovë nuk ka femicid, por ka dhunë ndaj grave e cila duhet të ndëshkohet me ligj.
“Ju lutem kujt po i konvenon që shoqëria në Kosovë të konsiderohet si shoqëri femicide. Ka që vriten gra dhe burra, por nuk guxojmë në parlament ta quajmë femicid”.
“Duhet të jemi të kujdesshëm sepse shkruhen raporte për atë çka thuhet në kuvend. Në Kosovë nuk ka femicid, ka dhunë ndaj grave. Të jemi të kujdesshëm sepse fjala publike ka peshë”.
/TV Arbëria