Ish-komandanti i UÇK-së dhe antari i Nismës Socialdemokrate, Çerkin Dukolli, ka uruar mësimdhënësit për festën e 7 marsit.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Dukolli ka shprehur mirënjohje e respekt për angazhimin e mësimdhënësve për edukimin e nxënësve ndër breza, nga mësuesi i parë Pandeli Sotiri, Shaban Jashari e deri tek mësuesit e ditëve tona.
“Përkushtimi juaj i devotshëm në edukimin e kombit, që nga mësonjëtorja e Korçës me 1887 e këndej, ka triumfuar përballë pengesave e sfidave të shumta nga armiq të gjuhës shqipe në kohëra e rrethana të ndryshme.Shumë mësues patriot, u flijuan në kohëra dhe ngjarje të caktuara në përpjekje të mbrojtjes dhe përhapjes së gjuhës shqipe”, tha ndër të tjera Dukolli.
Ndër të tjera tha se si kujtesa e tij rrëshqet natyrshëm tek mësuesi i tij i parë, Qazim Shaqir Kryeziu nga Bubaveci, nga i cili ka mësuar shronjat e para të alfabetit tonë të çmuar.
“Natyrshëm që sot kujtesa ime, rrëshqet tek mësuesi im i parë Qazim Shaqir Kryeziu nga Bubaveci, nga i cili mësova shkronjat e para të alfabetit tonë të çmuar”,tha Dukolli.
/TV Arbëria