Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në veri të Mitrovicës.
Sipas Policisë së Kosovës, vdekjen e kanë konstatuar ekipet mjekësore, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull nga Kosova. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe një ekip i emergjencës, ku nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
/TV Arbëria