Zonja e Parë e Shqipërisë, Armanda Begaj vizitoi sot burgun e grave “Ali Demi” në Tiranë, ku 27 vajza dhe gra vuajnë dënimin e tyre.
Begaj mbolli disa lule bashkë me vajzat dhe gratë e dënuara.
“Të mbjellim bashkarisht disa bimë që sot nuk janë të çelura, por normalisht me ardhjen e pranverës ato do të çelin, duke ju dhënë një shpresë për jetën, për vazhdimin e saj”, tha ndër të tjera ajo gjatë takimit me gratë.
Në fund të takimit, zonja e parë, Armanda Begaj dhuroi disa libra, të cilat shkuan për fondin e bibliotekës së burgut “Ali Demi”.
/TV Arbëria