Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shqipëri > ​Në Shqipëri prodhimi i energjisë elektrike ka rënë 22%

​Në Shqipëri prodhimi i energjisë elektrike ka rënë 22%

Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në Shqipëri ka rënë 22 për qind gjatë vitit 2022.

Instituti i Statistikave (INSTAT) raporton se gjatë vitit që lamë pas prodhimi neto vendas I energjisë elektrike llogaritet në vlerën 7.003 GËh, nga 8.963 GËh energji të prodhuar në vitin 2021.

Të dhënat e INSTAT-it, tregojnë se ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 55.1 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 44.2 % dhe nga të tjerë prodhues (fotovoltaikë) në masën 0.7 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike, shkruan ATSH.

Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje) arriti vlerën 3.044 GËh nga 2.253 GËh që ishte një vit më parë, duke shënuar kështu një rritje me 35.1 %.

Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 2.123 GËh nga 2.800 GËh duke shënuar një rënie me 24.2 %.

/TV Arbëria

Powered by WordPress