Kritika që deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka pasur ndaj kryeministrit Albin Kurti në seancën parlamentare të së enjtes, nuk iu ka pëlqyer aktivistëve dhe përkrahësve të partisë në pushtet.
Këta të fundit, kanë nisur një fushat të ulët fyerje ndaj deputetes, e cila tash e disa mandate votohet në rajonin e Drenicës.
Për fyerjet që po bëhen ndaj deputetes Musliu ka reaguar nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku, i cili përmes një postimi në Facebook ka shkruar se bashkëpartiakja e tij ia ka përplasur në fytyrë kryeministrit Albin Kurti siç pohon mashtrimet e tij.
“Deputetja Ganimete Musliu e ka thënë vetëm të vërtetën. Albin Kurti ka pësuar metamorfozë politike e cila po shpërfaqet çdo ditë”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.
/TV Arbëria
Postimi i plotë: