Drita e ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme sa i përket luftës për titullin kampion në Superligën e Kosovës.
Në kaudër të xhirosë së 23-të, skuadra e Arsim Thaqit e ka mposhtur Llapin me rezultat 2-0, raporton TV Arbëria.
Autogoli i Shabanit në minutën e 46′ dhe goli Ajzerajt në minutat shtesë të ndeshjes ia siguruan tri pikë jetike skuadrës gjilanase e cila ruan presionin mbi liderin e tabelës, Ballkanin në vetëm një pikë. Drita ka 47 pikë në vendin e dytë, kur Ballkani 48 sosh, si dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Fitore të madhe mori edhe Gjilani që e ka mposhtur Dukagjinin me rezultat minimal 1-0 me golin e Zekës në minutën e 44′.
Ndërsa derbin e mbijetesës ndërmjet Drenicës dhe Ferizajit e fituan vendasit me golin e vetëm të realizuar nga Bintsouka Koxy A. D në minutën e 55-të.
/TV Arbëria