Ministrja Haxhiu inkurajon gratë të ndjekin rolet udhëheqëse

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, me...

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Russell Bentley, një burrë nga Teksasi, i cili si...

Austin: SHBA-ja është e shqetësuar me përshkallëzimin mes Izraelit dhe Hezbollahut

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka shprehur të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Krasniqi: Themelet i ka këtu, shqiptarët nuk bëjnë hapa prapa

Extra AL PVC

Fitorja ndaj Timur Nikarkhoevin shënoi rikthimin e fuqishëm të Robin Haxhi Krasniqit në ringun e boksit ndaj të cilit triumfoi me nokaut pas vetëm pesë raundeve në luftën e zhvilluar në Mynih të Gjermanisë.

Një javë pas këtij suksesi, Krasniqi ka zgjedhur Kosovën për të folur për arritjet e tij dhe në një konferencë për media deklaroi se sukseset e boksierëve shqiptarë në Gjermani ishin treguesi më i mirë i sjelljes dhe kulturës sonë duke treguar edhe se prej nga vijmë.

Krasniqi: Treguam në Gjermani se kush jemi në boks.

“Ka qenë një sukses shumë i madh ku anembanë botës ka marrë jehonë edhe një jehonë shumë të mirë, një jehonë që kemi treguar një mentalitet ose kulturën tonë që jemi njerëz punëtorë, jemi njerëz të suksesshëm dhe kjo më ka bërë që automatikisht ta preki edhe një fitore tjetër sepse gjithmonë është normal që jetojmë dhe veprojmë në Gjermani, por është një obligim që të veprojmë me sjellje të mira që ta tregojmë kulturën se prej nga vijmë.”, tha Krasniqi.

Ai shtoi më tutje se pas këtij organizimi dhe suksesi të madh, po planifikon të boksojë edhe për pesë vitet e ardhshme, ani pse kishte menduar që pensionimi të ndodhet pak më herët.

Krasniqi: Jam gati të boksoj edhe për pesë vite.

“Ka qenë një ndjenjë shumë e mirë, sidomos pas një viti e gjysmë të kthehem aty ku e kemi lënë vetëm edhe më i fortë, të kthehem me një fitore ka qenë me të vërtetë kënaqësi e madhe. Jemi duke e shijuar çdo ditë, çdo moment edhe është kthyer vullneti shumë fuqishëm. Një kohë kam menduar, thosha po boksoj edhe dy vite, por Burimi na i ka ndezur të gjitha sinjalet edhe po e shoh që janë edhe pesë vite të forta përpara.”, shtoi Krasniqi.

Madje ai shtoi se në luftërat e tij, është gjaku i shqiptarit ai që e motivon për të arritur sa më shumë suksese.

Krasniqi: Në luftërat e mia ndikon shumë adrenalina e shqiptarit.

“Në të gjitha luftërat ka pasur momente që i kam përdorur edhe emocionet edhe karakterin dhe zemrën do të thotë që themelet e mia janë në Junik. Do të thotë gjithmonë kur kemi nevojë për atë alarmin kryesor që duhet të ndizet është normal që jemi shqiptarë dhe e kemi atë që nuk shkojmë një hap prapa. Por, prapë se prapë, ringu është diçka që duhet pasur një mençuri të madhe sepse është diçka që aty kur ngutesh aty mund të gabosh shumë.”, theksoi Krasniqi.

I suksesshëm në natën e Mynihut ishte edhe boksieri tjetër shqiptar, Shefat Isufi i cili tha se në natën e asaj lufte nuk ishte me shëndet të plotë, por që dha maksimumin dhe ia doli ta mbrojë titullin WBF.

Isufi: Dhashë maksimumin dha ia dola ta mbrojë titullin e botës.

“Për mua ka qenë një natë e veçantë sepse për herë të parë në Mynhen ku edhe e fillova boksin profesionist të boksoj para tifozëve aq shumë sa ka pasur shqiptarë nuk e kisha marr me mend kurrë se ka aq shumë shqiptarë që bëhen bashkë për të na përkrahur ne të gjithëve që boksuam atë natë. Ka qenë një natë e veçantë, unë desha të prezantohem më së miri në atë natë, me fitore siç edhe e kemi bërë të gjithë shqiptarët që boksuam atë natë. Kjo për ne është një natë e veçantë ka qenë. Unë ka dhënë maksimumin nga vetja edhe pse në atë ditë kam qenë me grip, pa qef, po prapë se prapë kam dhënë më të mirën prej vetes dhe titulli që na takon ne në versionin WBF mbeti tek ne.”, tha Isufi.

Ndërsa organizatori i gjithë asaj mbërmjeje të boksit në Gjermani, Burim Hazrolli tha se nuk do të ndalen këtu, por do të ketë edhe organizime të tjera, derisa shtoi se shqiptarët në Gjermani do të korrin suksese të mëdha.

Hazrolli: Nuk do të ndalemi me kaq.

“Me boksin në Gjermani është duke ndodhur një ëndërr e shumë boksierëve të ri ose në të ardhmen që do të boksojnë se me të vërtetë i ka hipur një famë, një fuqi ku për shumë boksierë një e ardhme do të jetë shumë e mirë, për shqiptarët edhe më e mirë. Mbështetjen time boksierët shqiptarë do ta kenë. Ne nuk do të ndalemi me kaq, ne do të kthehemi edhe më të fuqishëm, do t’i tregojmë Evropës që edhe ne nga Kosova jemi evropian edhe ne kemi fuqinë tonë kur jemi të përbashkët dhe do t’i dalim çdo problemi ose fitoreje përballë”, tha Hazrolli.

Luftën e radhës, Krasniqi pritet që ta zhvillojë gjatë këtij viti, por që ende nuk është zbuluar kundërshtari i tij.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Ministrja Haxhiu inkurajon gratë të ndjekin rolet udhëheqëse

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, me...

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Russell Bentley, një burrë nga Teksasi, i cili si...

Austin: SHBA-ja është e shqetësuar me përshkallëzimin mes Izraelit dhe Hezbollahut

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka shprehur të...

“Koka” e tij vlente 7 milionë dollarë, vrasja e komandantit të Hezbollahut, reagon Irani

Ambasada iraniane në Liban ka dënuar “çmendurinë izraelite” siç...

Ministrja Haxhiu inkurajon gratë të ndjekin rolet udhëheqëse

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së, organizoi një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar përvojat dhe...

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Russell Bentley, një burrë nga Teksasi, i cili si “Kauboj i Donbasit” fitoi famë pasi iu bashkua forcave të mbështetura nga Rusia në Ukrainën...

Austin: SHBA-ja është e shqetësuar me përshkallëzimin mes Izraelit dhe Hezbollahut

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka shprehur të premten përsëri shqetësimin për përshkallëzimin e situatës mes Izraelit dhe Hezbollahut, gjatë një bisede telefonike...