Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar sot në mëngjes një informacion se në pyllin e fshatit Sojevë të Ferizajt, dyshohej se një person është pa shenja jete.
Policët e rendit e më pas hetuesit dhe krimteknikët rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Nga hetimet e para, egzaminimit të vendit të ngjarjes viktima L.M (M/K) i moshës 30 vjeçar nga fshati Rahovicë e Ferizajt dyshohet se kishte kryer vetëvrasje, vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga mjekët kujdestarë të spitalit rajonal të Ferizajt.
Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj trupi i pajetë u është liruar familjarëve.
Për të njejtin person policia rajonale e Ferizajt nën autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, kishte lëshuar kërkesën për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin dhe vendodhjen e personit të zhdukur Leonard Mahmuti, i cili me datën 28.02.2023 në mesnatë kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihej për vendndodhjen e tij.
/TV Arbëria