Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Jo vetëm Roberto Firmino, këta janë lojtarët e tjerë që mund të largohen nga Liverpooli

Jo vetëm Roberto Firmino, këta janë lojtarët e tjerë që mund të largohen nga Liverpooli

Roberto Firmino i ka konfirmuar Liverpoolit se do të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Sulmuesi brazilian është duke kaluar në muajt e fundit të kontratës dhe i ka kumtuar klubit se do të largohet duke mos pranuar rinovimin.

Por përveç Firminon, në qershor pritet të largohen edhe dy futbollistë të tjerë nga Liverpooli si të lirë.

Momentalisht nuk ka bisedime në mes të Liverpoolit dhe Naby Keitas për kontratë të re dhe ai mund të jetë një tjetër lojtar i Liverpoolit që largohet si agjent i lirë gjatë verës, së bashku me Alex Oxlade-Chamberlein.

Arthur Melo, pritet të largohet gjatë verës dhe Liverpooli nuk planifikon të aktivizojë opsionin për ta blerë.

/TV Arbëria

Powered by WordPress