Xhiro e 23-të e Superligës së Kosovës në futboll sjell sot tri ndeshje mjaft interesante.
Vëmendjen kryesore do ta ketë derbi ndërmjet Dritës dhe Llapit që zhvillohet në Gjilan, raporton TV Arbëria.
Interesante do të jetë edhe dueli për mbijetesë ndërmjet dy skuadrave të fundit në tabelë, Drenicës dhe Ferizajt.
Kurse Gjilani do të ballafaqohet me Dukagjinin ku kërkon tri pikë të reja dhe fitoren e tretë radhazi.
Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:00.
/TV Arbëria