Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Kurti: TIK-u është një nga sektorët e paktë ku kemi një bilanc pozitiv tregtar

Extra AL PVC

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se këtë muaj do të arrijnë mbulimin e plotë të zonave të banuara me infrastrukturë të internetit broadband dhe me një industri dhe komunitet të gjallë, TIK-u është një nga sektorët e paktë ku kemi një bilanc pozitiv tregtar.

Kurti i bëri këto komente gjatë inaugurimit të Shkollë Kombëtare e Kërkimit në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit në Kosovë.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti tha se dixhitalizimi padiskutim po formëson të tashmen dhe të ardhmen tonë dhe se roli dhe potenciali i tij nuk mund të kontestohen në vitin 2023.

Ai shprehu përkushtimin e Qeverisë në përdorimin e teknologjisë për të rritur transparencën dhe llogaridhënien në qeverisje, për të përmirësuar shërbimet për qytetarët dhe bizneset tona dhe për të rritur produktivitetin dhe konkurrencën e ekonomisë sonë.

“Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit në vendin tonë ka një potencial të madh. Këtë muaj do të arrijmë mbulimin e plotë të zonave të banuara me infrastrukturë të internetit broadband. Me një industri dhe komunitet të gjallë, TIK-u është një nga sektorët e paktë ku kemi një bilanc pozitiv tregtar. Pra, nuk është befasi që procesi i vazhdueshëm i vlerësimit të Strategjisë së Specializimit të Zgjuar e ka identifikuar tashmë TIK-un si një nga pesë sektorët prioritarë në ekonominë tonë që kanë potencialin më të lartë për rritje dhe inovacion”, u shpreh kryeministri.

Në bashkëpunim me qeverinë gjermane, Qeveria e Kosovës, theksoi kryeministri, vazhdon të investojë në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren – si një nga platformat kyçe brenda ekosistemit tonë kombëtar të inovacionit. Ai bëri të ditur po ashtu se së shpejti do të inaugurohet Parku i Teknologjisë Dixhitale në Bërnicë, që patjetër ofron edhe një platformë që do të sigurojë infrastrukturën për zhvillimin dhe rritjen e industrisë së TIK-ut.

Sipas komunikatës së Qeverisë, Shkolla Kombëtare e Kërkimeve, sipas kryeministrit, është një bllok i rëndësishëm ndërtimi i progresit që synojmë të krijojmë dhe se programi do të ndihmojë në zhvillimin e ideve inovative që kanë potencial për të krijuar produkte, biznese dhe vende pune të reja dhe për këtë arsye do ta udhëheqin këtë vend drejt hapave transformues.

Duke folur për projektin, ai vendosi theksin edhe te një aspekt i rëndësishëm i tij, e që është përfshirja e diasporës sonë akademike, e cila në radhët e saj ka shumë profesionistë, hulumtues, akademikë dhe ndërmarrës.

“Andaj, na duhet ta zhbllokojmë potencialin e bashkëpunimin duke krijuar mundësi për diasporën tonë që të sjellë në Kosovë dijen, ekspertizën dhe përvojën e tyre në fusha të ndryshme”, shtoi kryeministri.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e...

“Tung e ki, a të thashë mos fol sene që s’i din”, nxehet debati mes Zana Avdiu e Azdren Shalës

“Koalicionet fetare dhe kauza për Familjen”, është tema që...

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen e sotme ulje emergjente në aeroportin e Podgoricës, pasi kapiteni raportoi se kishte informacion se...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush je ti që e përfaqëson LGBT-në”, në Pressing në T7. Pjesë nga debati mes tyre: Klinaku: Ju...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e dëshmitares, Nadire Gashi, deklaroi se për zhdukjen e tani të ndjerit Bedri Rexhepi kishte kuptuar...