Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Berisha në protestë: Qëllimi i revolucionit është përmbysja e monizmit

Berisha në protestë: Qëllimi i revolucionit është përmbysja e monizmit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha atakoi në fjalën e mbajtur gjatë protestës së opozitës qeverinë Rama. Berisha tha se kryeministri Rama dhe qeveria e korruptuar kanë vjedhur miliona euro si kurrë më parë në historinë e Shqipërisë.

“Sot, secili prej jush është në një mision të madh për veten, fëmijët, kombin e tij. Një mision që do u japë shqiptarëve, Shqipërinë e shekullit të 21-të. Vështirësitë janë të mëdha, por këtë mision e përmbushin studentët, që punojnë paradite në shkollë dhe pasdite nxjerrin disa të ardhura. Në darkë punojnë për të shkruar parullat e kësaj proteste. Këtë mision e përmbushin të rinjtë, demokratë, por edhe socialistë të penduar, të cilët nga koha e tyre, dalin shtëpi më shtëpi për të shpërndarë thirrjet dhe fletëpalosjet e këtij revolucioni. Këtë mision e përmbushin nëna dhe baballarë, gjyshër dhe gjyshe, që kanë përcjellë me lot fëmijët e tyre jashtë, por janë sot këtu me ne, deri në fund, në emër të tyre, në emër të Shqipërisë. Cili është qëllimi i këtij revolucioni? Është përmbysja e monizmit të bazuar në krimin, drogën, në vjedhjen dhe plaçkitjen e shqiptarëve. Kurrë në histori, një njeri nuk ka vjedhë këtë komb siç e ka vjedhur Edi Rama me organizatën e tij kriminale. Në një kohë që ju përcillni fëmijët jashtë për kafshatën e gojës, kryeministri shpirtlig, vendos prapa kësaj ndërtese, vazon 4 milionë euro, e mjaftueshme për të blerë ilaçet një muaj të gjithë pensionistët shqiptarë. Në një kohë kur ju, gëzimet familjare, dasmat, ditëlindjet, festat e tjera, mezi i gëzoni se nuk keni para, ky krim-ministër shëtit me avionin e tij në dispozicion me dhomë gjumi, dreko dhe darkon me 10 mijë euro, shpenzon 22 milionë euro me fluturime”, tha Berisha.

Berisha tha se me vjedhjet e qeverisë në aferën e inceneratorëve mund të bëhej një rritje prej 130% e pagave të qytetarëve shqiptarë.

“Gëzimet familjare Dasmat dhe festa të tjera mezi se i gëzoni se nuk keni para ky kriministër shëtit me avionin e tij me dhomë gjumi, drekon dhe darkon me 10 mijë euro, shpenzon për fluturime 22 milionë euro. Këto 22 milionë euro janë vjedhje xhepi për këtë, pasi janë dhe vjedhjet e tjera. Vjedhja me djegësat mjafton për të rritur me 130% rrogat e të gjithë shqiptarëve”, tha Berisha.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbajti fjalën e tij në protestën e opozitës këtë të premte.

Sipas tij, Edi Rama ka implikuar një regjim lider për largimin e vendit.

“Jemi sot këtu në vazhdim të angazhimit tonë të pathyeshëm për ta rrëzuar këtë regjim me protesta e me zgjedhje, me zgjedhje e me protesta. Një regjim i tmerruar nga vota e lirë, një i marrë i tmerruar nga fjala e lirë, i tmerruar nga firmat që ka hedhur fëp e fëp për të plaçkitur miliarda euro,” – u shpreh Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë tha se siguria juridike është tronditur në themel.

“Jemi këtu sepse këtij të marri nuk i mjafton që uzurpoi Partinë Socialiste, që e shndërroi në një bandë plaçkitëse, me deputetë të cilët janë vetëm kartona dhe nuk kanë asnjë bindje politike,” – deklaroi Meta

/TV Arbëria 

Powered by WordPress