Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion të lartë të zyrtarëve e bizneseve të ndryshme amerikane (Partnership Opportunity Delegation) të organizuar nga Zyra e Partneriteteve Globale e Departamentit amerikan të Shtetit.
Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë për media.
Pas këtij takimi, ky delegacion do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në orën 15.
/TV Arbëria