Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës edhe sot do të mbajë mbledhjen e radhës.
Mbledhja pritet të fillojë në ora 11:00. Rendi i ditës së kësaj mbledhje nuk është bërë i ditur.
Rendi i ditës:
I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit;
II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të re:
- Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme;
- Deklarimet jashtë rendit të ditës;
- Pyetjet parlamentare;
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-137 për Pyjet;
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-172 për sigurinë e përgjithshme të produkteve;
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor;
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158;
- Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021;
- Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”;
- Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”;
- Emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës;
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.
/TV Arbëria