Kreu i ekzekutivit nga Kosova ndër tjerash tha se nuk do të diskutonte asgjë jokushtetuese.
Ka shtuar se edhe pse është pajtuar që të nënshkruajë, marrëveshja nuk është e pranuar ende, meqë s’ka nënshkrim.
“Unë i ofrova Bashkimin Evropian nënshkrimin zyrtar si kryeministër i Republikës për marrëveshjen bazike. Propozimin tim e refuzoj menjëherë presidenti i Serbisë që tregon se nuk është pajtuar me përmbajtjen e marrëveshjes”, ka thënë Kurti.
“Takimi i radhës do të jetë në Ohër ku ka edhe një marrëveshjeje paqeje sipas standardeve të BE-së. Premisa e parë bazë e imja si kryeministër nuk do të lejoja të diskutoja asgjë që është në kundërshtim me frymën kushtetuese”, ka thënë ndër tjerash Kurti.
Sipas tij, qeveritë e kaluara kanë bërë gabime në dialogun me Serbinë.
“Gabimet e qeverive të kaluara do të mundohem që t’i eliminojë ose t’i demantojë për ta ruajtur shtetin utilitar”, ka thënë Kurti.
/TV Arbëria