Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > ​Kurti: Eksportet gjatë vitit 2022 janë rritur për 23 %

​Kurti: Eksportet gjatë vitit 2022 janë rritur për 23 %

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova ka shënuar një ngritje prej 86% për vitin 2021 krahasuar me 2020 në eksporte dhe 23% për vitin 2022 krahasuar me 2021.

Kurti këto komente i bëri gjatë takimit që ai bashkë me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, pati me kryetarin e bordit drejtues të Çalık Holding, Ahmet Çalık, kryetarin e bordit drejtues të kompanisë Limak, Nihat ozdemir, si dhe drejtorin ekzekutiv të KEDS-it, Alpin Dogan me bashkëpunëtorë.

Sipas komunikatës së Qeverisë, në takim u diskutua për situatën energjetike në vend dhe raportin me KEDS-in në funksion të furnizimit të qëndrueshëm të qytetarëve me energji.

“Kryeministri Kurti tha se Kosova është një shtet ku po rriten prodhimtaria dhe eksportet, andaj po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme energjia për bizneset. Kosova ka shënuar një ngritje prej 86% për vitin 2021 krahasuar me 2020 në eksporte dhe 23% për vitin 2022 krahasuar me 2021. Çalık dhe Holding theksuan se kompanitë që drejtojnë janë në shërbim të shtetit të Kosovës dhe qëllimi i përbashkët është furnizimi i rregullt dhe distribuimi i qëndrueshëm i energjisë”, thuhet në komunikatë.

/TV Arbëria

Powered by WordPress