Ka dhënë dorëheqje ministri grek i Transportit Kostas Karamanlis pas aksidentit tragjik në mes të dy trenave që la 36 të vdekur.
Ai deklaroi se ishte “detyra” e tij të tërhiqej nga ky post “si një tregues themelor i respektit për t’i kujtuar njerëzit që vdiqën kaq padrejtësisht”.
Shkaku i përplasjes afër Vale të Tempe, rreth 380 kilometra në veri të Athinës, nuk ishte menjëherë i qartë, por drejtuesi i stacionit në qytetin e afërt të Larissa u arrestua.
Dy njerëz të tjerë janë ndaluar për t’u marrë në pyetje, raporton Associated Press.
Është e paqartë se me çfarë shpejtësie të dy trenat po udhëtonin kur u futën në njëri -tjetrin pak para mesnatës të së martës, por transmetuesi shtetëror Ert tha se ishte më shumë se 140 kilometra në orë.
/TV Arbëria