Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Jordanisë kanë nënshkruar Planin bilateral ushtarak 2023, si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes dy vendeve.
Drejtori i Departmentit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Integrimeve Euro-atlantike Kolonel Sylejman Cakaj dhe Major Mentor Ibrahimi me ftesë të Komandës së Forcave të Armatosura të Jordanisë, po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Jordani.
Gjatë takimeve me autoritetet zyrtare jordaneze, u shpreh gatishmëria e forcimit të bashkëpunimit edhe më të ngushtë në të ardhmen.
Ndër të tjera, autoritetet ushtarake jordaneze u shprehën të hapur dhe të gatshëm për të mbështetur Ushtrinë e Republikës së Kosovës, për çka u vlerësua lart nga Kolonel Cakaj, i cili me këtë rast shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e thellë në emër të lidershipit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
/TV Arbëria