Në Malishevë u mbajt trajnimi mbi sensibilizimin e grave për mundësitë e përfitimit nga programet për bujqësi.
Këtë trajnim e organizoi dhe mundësoi Komuna e Malishevës. I pranishëm ishte edhe, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili vlerësoi angazhimin e grave malishevase në ekonomi
”Dita- ditës, gratë malishevase po profilizohen në bizneset e tyre, prandaj edhe ne si qeveri lokale kemi hartuar strategjinë zhvillimore e cila kontribuon në ofrimin e bashkëpunimit mes fermerëve dhe institucioneve, që në çdo hap vlerësojmë se ky dokument ngritë vetëdijësimin tuaj në vendimmarrje për të përmirësuar kapacitetet njerëzore sidhe përmirësuar mirëqenien familjare e socio-ekonomike”
Poashtu Kastrati i bëri thirrje grave për aplikim në grante dhe subvencione
“njëherit u bëj thirrje që të aplikoni në thirrjet publike për subvencionim dhe grante të cilat i hap komuna dhe niveli qëndror e që drejtpërdrejt ndikojnë në rritjen e biznesit tuaj”, përfundoi Kastrati.
Kurse, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sylë Dukolli, njoftoi gratë fermere me mënyrën e kushteve të aplikimit, hartimit të projekteve, subvencionimet për bizneset e tyre sidhe i informojë edhe për planin e punës dhe atë invetues për këtë vit që ka hartuar si drejtori duke përfshirë edhe kompenzimet që janë bërë nga dëmet në bujqësi.


/TV Arbëria