Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Prizren: Vdes këmbësorja pasi goditet nga vetura

Prizren: Vdes këmbësorja pasi goditet nga vetura

Një kalimtar rasti deri sa po kalonte rrugën është goditur nga një veturë.
I dyshuari mashkull nga Kosova, derisa ishte duke e drejtuar veturën, nga pakujdesia e ka goditur një këmbësore.

Policia njofton se viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe se vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe u dërgua në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

/TV Arbëria