E ulur në karroce në shenjë solidariteti me përdoruesit e karrocës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësuesit e Handikosit.
Të ulur po ashtu në karrocë, janë parë edhe stafi i presidentes Osmani.
Kujtojmë që për nder të 1 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, përfaqësuesit e Handikosit janë takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti. Ndërsa në ora 12:00, do të takohen me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
/TV Arbëria