Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > ​FFK nis procedurë disiplinore ndaj Arsim Kabashit dhe Ilir Dajës

​FFK nis procedurë disiplinore ndaj Arsim Kabashit dhe Ilir Dajës

Trajneri i Ballkani Ilir Daja mund të dënohet nga Federata e Futbollit të Kosovës për shkak të reagimeve të tij gjatë ndeshjes ndërmjet Ballkanit dhe Dukagjinit.

Sipas gjetjeve të Komisionit të Garave brenda FFK-së, Daja ka lëshuar akuza te gjyqtari i katërt i ndeshjes pas golit të mysafirëve duke i thënë se FFK-ja ka dërguar qëllimisht gjyqtarin Mervan Bejtullahu për ta dëmtuar skuadrën e tij meqenëse ai është nga Gjilani si dhe me disa ofendime të tjera në drejtim të FFK-së.

“Kryetrajnerit të FC “Ballkani” , Ilir Daja nr ID . .028309M66. MOTIVI: Pas shënimit të golit nga ana e mysafirëve, filloi me akuza te gjyqtari i katërt , se komisioni i FFK-së qëllimisht e ka deleguar për ta dëmtuar ekipin e Ballkanit, meqenëse Mervan Bejtullahu është nga qyteti i Gjilanit!. Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, në ambientet e lokaleve zyrtare dhe në prezencë të delegatit të ndeshjes, fillon të ofendojë FFK-në dhe komisionin e saj. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani-Dukagjini.”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

/TV Arbëria

      LEXO EDHE:

​Kërcënoi gjyqtarët, FFK nis procedurë disiplinore edhe ndaj presidentit të Ballkanit

Powered by WordPress