Në një ceremoni solemne të mbajtur në Paris mbrëmë, argjentinasi Lionel Messi u shpall futbollisti më i mirë në botë nga FIFA.
Ylli i Paris Saint-Germain mori çmimin prestigjioz “The Best” për herë të dytë në karrierë, shkruan TV Arbëria.
Në këtë garë, konkurentë të argjentinasit ishin Karim Benzema i Real Madridit dhe bashkëlojtari i tij te PSG-ja, Kylian Mbappe.
Zgjedhja e fituesit të këtij çmimi bëhet nga votat e kapitenëve të kombëtareve dhe trajnerëve të tyre.
Futbollisti shqiptar që është kapiten i Zvicrës, Granit Xhaka dha pikë maksimale për Lionel Messin.
Pas argjentinasit, ylli i Arsenalit kishte vota edhe për Luka Modric dhe Kylian Mbappen.
Fifa-Weltfussballer Stimmen aus der Schweiz:
Granit Xhaka: 🥇Messi, 🥈 Modric, 🥉 Mbappé
Murat Yakin: 🥇Messi, 🥈 Mbappé, 🥉 Álvarez— Tobias Wedermann (@t_wedernoch) February 27, 2023