Ka vdekur edhe gruaja shtatzënë e cila kishte marrë lëndime serioze si pasojë e aksidentit që ndodhi më 22 shkurt në rrugën Ferizaj – Shtime.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Basri Shabani.
Po është e vërtetë. Gruaja që është përfshirë në aksidentin Ferizaj-shtime ka vdekur”, ka thënë ai për Front Online.
Si pasojë e këtij aksidenti vdiqën edhe katër persona të tjerë.
Ndërkaq i lënduar ka mbetur edhe një burrë./TV Arbëria