Sot pasdite janë ekzekutuar pagat e muajt shkurt për punonjësit në sektorin publikë, përfshirë këtu edhe për mësimdhënësit, për herë të parë sipas koeficientit të ri të pagave bazuar në ligjin e ri.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
Kryetari Jasharaj theksoi se rreth 100 euro më shumë u kanë dalë në llogaritë bankare mësimdhënësve këtë muaj.
“Pagat kanë dalë. Tashmë mësimdhënësi secili do ta bëjë llogarinë e vet, sepse jo vetëm punëtorët e arsimit por gjithë të punësuarit në sektorin publik janë marrë me vlerën e koeficientit, por atyre ju intereson ta bëjnë dallimin e janarit em pagën e shkurtit, sepse ju intereson sa para do të kenë në buxhetin familjar. Besoj se janë bindur se SBASHK-u ka vepruar drejtë se nuk ka insistuar që ligji të shkojë në Kushtetuese, ngase në Kushtetuese mund të bëhej pezullimi i ,ligjit dhe ne do të mbeteshim me pagat e janarit, kështu siç thotë populli “më mirë pak se hiç” duke mbajtur gjallë shpresën se vlera e koeficientit në të ardhmen do të pësojë ndryshime”, theksoi Jasharaj.
Përkundër që në kohën kur është shqyrtuar Projektligji për pagat, SBASHK-u kishte kërkuar që koeficienti të jetë 120 euro, megjithatë Jasharaj sot thekson se edhe me koeficientin prej 105 euro ka një lëvizje të pagave.
Por, kreu i SABSHK-ut thekson po ashtu se do të insistojnë që koeficienti të jetë 120 euro në të ardhmen.
“Tek një pjesë e mësimdhënësve është lexuar gabim mesazhi ynë i parë. Ne kemi thënë se nuk kemi pritur vlerën e koeficientit 105 e kemi pritur që së paku qeveria të vendosë për një koeficient 120. Mirëpo edhe me vlerën 105 kemi hetuar një ngritje page mesatarisht 100 euro te punëtorët e arsimit, megjithatë ka lëvizje të pagave. Jemi në pritje që qeveria ta mbajë së paku fjalën se e ka dhënë që për vitin e ardhshëm koeficienti të shkojë për 110 euro apo mbase do të krijohen kushte të një dialogu të mirëfilltë dhe do të insistojmë që ky koeficient të jetë 120”, shtoi Jasharaj.
Pagat janë ekzekutuar pas orës 16:00 edhe për zyrtarët policorë dhe administratës publike./TV Arbëria