Analisti i politikës, Ilir Mirena, ka komentuar pikën 7 të propozimit të BE-së më të cilën u pajtua kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Mirena ka thënë se statusi special për Kishën Ortodokse Serbe është një portë e vogël e ferrit për Kosovën, e cila është hapur nga dora e kryeministrit Kurti të hënë në Bruksel.
Ai ka pyetur se çfarë do të bëhet nëse bashkësitë tjera fetare kërkojnë të njëjtën gjë. /TV Arbëria
Postimi i plotë:
Me statusin special te Kishes Ortodokse Serbe, a do t’mund te quhet Kosova shtet laik?
Çfare do te behet me bashkesite tjera religjioze ne Kosove? A do te kerkojen dhe a kane te drejte pas kesaj qe edhe keto te tjerat te kene statuse speciale?
Nje porte e vogel e ferrit per Kosoven eshte hapur dje me doren e Albin Kurtit…
E mIlitanti i dalldisun hala tuj festu…