Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Çeku: Procesi i licencimit të federatave drejt përfundimit

Çeku: Procesi i licencimit të federatave drejt përfundimit

Ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku ka thënë se procesi i licencimit të federatave i cili ka nisur vitin e kaluar po shkon drejt përfundimit.

Çeku sot përmes një postimi në “Facebook” ka bërë të ditur se janë licencuar 19 federata të cilat tashmë kanë nënshkruar edhe marrëveshje për financim vjetor.

“Procesi i licencimit të federatave të sportit po shkon drejt përfundimit. Deri tani janë licencuar 19 federata, me të cilat sot nënshkruam marrëveshjet vjetore për mbështetje financiare.”, ka shkruar Çeku.

Ai ka shtuar se shuma financiare për mbështetje të federatave do të shkojë deri në rreth 8 milionë euro.

“Vlera totale e përkrahjes financiare këtë vit për federatat sportive, Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Komitetin Paralimpik është afër 5 milionë euro dhe 3 milionë të tjera janë paraparë mbështetje për programe të veçanta.” /TV Arbëria

 

 

Situata e licencimit të FFK-së, flet ministri Çeku

Powered by WordPress