Ish-zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, që njëherë ishte pjesë e një delegacioni të Kosovës për negociatat me Serbinë, thotë se marrëveshja me bazë propozimin franko-gjerman i duket e mirë dhe se shpreson të nënshkruhet.
Duke thënë se “e ka bllokuar trurin nga propaganda”, në dy shtetet dhe nga përkrahësit dhe kritikët e Qeverisë së Kosovës, Ahmeti thotë se për të marrëveshja është e pranueshme.
“Marrëveshja është e mirë dhe shpresoj se do të nënshkruhet”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.
“Vendosa të shikoj për gjata të mira, duke e lexuar atë [propozimin evropian]. Po, aty ka rreziqe dhe gjëra të këqija, përfshirë Asociacionit, por është koha për të ecur para”, ka shkruar tutje Ahmeti../TV Arbëria