Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica- Xhelili ka reaguar pas zhvillimeve të djeshme në Bruksel, ku kryeministri Kurti u pajtua për planin franko- gjerman, raporton TV Arbëria.
Ajo tha se kryeministri Kurti e fali Serbinë e ia fali të gjitha krimet.
“Pra, e falë Serbinë. Ja fal vrasjet, dhunimet, shkatërrimet dhe të pagjeturit. Janë pajtuar të harrojnë!”, tha ajo.
“Neni 7, flet për njëetnicitet të serbëve në vet-menaxhim. NJËETNICITET. Përtej Asociacionit, kanë dhënë Autonomi shtesë një-etnike”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
“Ta tejkalojmë trashëgiminë e të kaluarës” – thotë marrëveshja në hyrje të saj.
Pra, e falë Serbinë. Ja fal vrasjet, dhunimet, shkatërrimet dhe të pagjeturit. Janë pajtuar të harrojnë!
“Nuk paragjykohet statusi” – thotë në vazhdim. Pra, u rihap statusi i Kosovës të cilën GJND e vulosi si të mbyllur.
Neni 7, flet për njëetnicitet të serbëve në vet-menaxhim. NJËETNICITET. Përtej Asociacionit, kanë dhënë Autonomi shtesë një-etnike.
Neni 10, flet për zbatim të të gjitha marrëveshjeve të kaluara. Por, tanimë Asociacionit në përputhje me Vendim të Gjykatës Kushtetuese, iu bashkangjit Neni 7.
Nga dje, nuk ka më agresor në tavolinë me BE-në. Serbia u rrëfye, dhe u fal.