Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > ​Euro 2024/ Kosova përballet me Bosnjë-Hercegovinën në dy ndeshje radhazi

​Euro 2024/ Kosova përballet me Bosnjë-Hercegovinën në dy ndeshje radhazi

Selektori i Përfaqësueses së Kosovës në Hendboll, Bujar Qerimi ka shpallur të martën listën me emrat e hendbollistëve në të cilët llogarit për dy ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën.

Përfaqësuesja jonë e pret Bosnjë-Hercegovinën më 8 mars në Prishtinë, ndërsa ndeshja tjetër me boshnjakët është më 12 mars në Tuzlla.

Kosova e Bosnjë-Hercegovina janë në Grupin 7 të kualifikimeve për Euro 2024. Të dy Përfaqësueset i kanë humbur ndeshjet e para, ndërsa ndeshjet e ndërsjella vlerësohen vendimtare për vendin e tretë, që mund të dërgojë në Evropian.

Synimi i Përfaqësueses sonë është vendi i tretë në grup, ndërsa shumë e rëndësishme vlerësohet ndeshja e 8 marsit në Prishtinë.

Përfaqësuesja grumbullohet më 5 mars në Prishtinë. Selektori Qerimi ka ftuar 19 lojtarë në grumbullim. Ka të rikthyer e po ashtu emra të rinj.

Janë kthyer kapiteni Valon Dedaj, Bujar Ramosaj e Shaban Zogaj, ndërsa Ardin Berisha e Elvir Muqa janë emra të rinj në Përfaqësuese. Mali i Zi dhe Sllovenia udhëheqin në grup me nga katër pikë.

/TV Arbëria

Powered by WordPress