Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Maliqi: Dilema nuk është nëse do të krijohet Asociacioni, por kur do të krijohet

Extra AL PVC

Analisti i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka bërë një analizë rreth takimit të djeshëm mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, si dhe rreth planit evropian.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se nuk ka dilema se a do të krijohet Asociacioni, por kur do të krijohet.

“Dilema këtu nuk është nëse asociacioni do të krijohet ose jo, por kur do të krijohet. Serbia e do si hap të parë dhe zhbllokues të hapave të tjerë, Kosova me gjasë po e kushtëzon me marrëveshjet e tjera dhe me korrjen e përfitimeve. Pak a shumë si parimi i qeverive paraprake: ‘nuk ka marrëveshje për asgjë pa u arritur marrëveshje për gjithçka’”, ka shkruar Maliqi.

Sipas marrëveshjes, Maliqi thotë se Serbia nuk e pengon anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Por, askush nuk e ndalon Rusinë e Kinën ta bëjnë një gjë të tillë.

“Disa pika të dokumentit i hapin shtigje Kosovës por nuk japin garanci dhe varen nga vullneti i shteteve mike për të na ndihmuar – pra kërkojnë proces paralel diskutimesh me ta. Serbia zotohet (Artikulli 4) se nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Çështja është se asgjë nuk e pengon Rusinë dhe Kinën që ta kryejnë këtë punë për Serbinë në OKB dhe as 5 shtetet në Evropë për të vazhduar të na pengojnë në NATO dhe BE. Kosova vitin e fundit në vend se të investojë energji dipomatike te kjo çështje, vendosi të harxhojë kot mirëbesim dhe kreditë te shtetet mike me aventurat pa krye në veri”, ka shkruar Maliqi më tutje.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e...

“Tung e ki, a të thashë mos fol sene që s’i din”, nxehet debati mes Zana Avdiu e Azdren Shalës

“Koalicionet fetare dhe kauza për Familjen”, është tema që...

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen e sotme ulje emergjente në aeroportin e Podgoricës, pasi kapiteni raportoi se kishte informacion se...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush je ti që e përfaqëson LGBT-në”, në Pressing në T7. Pjesë nga debati mes tyre: Klinaku: Ju...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e dëshmitares, Nadire Gashi, deklaroi se për zhdukjen e tani të ndjerit Bedri Rexhepi kishte kuptuar...